Vizioni për zhvillimin e ndërmarrjes TREPĒA
Duke vlerësuar se fazat nëpër të cilat po kalon ndërmarrja Trepça janë mjaftë të vështira, me tendencë përkeqësimi, menaxhmenti i ndërmarrjes përmes kësaj letre shpreh shqetësimin e vet, dhe njëkohësisht kërkojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës, të filloi të merret sa më shpejt që është e mundur me këtë çështje.
Në vazhdim po paraqesim një këndvështrim dhe vizion tonin, mbi nevojat, mënyrat dhe mundësit e fillimit të këtij procesi.
Trepēa dhe vizioni pėr tė ardhmen e saj
Mungesa e investimeve të vazhdueshme në sektorin e minierave, shfrytëzimi pa kritere të mirëfillta shkencore i tyre, masat e dhunshme që ka zbatuar Serbia në vitet e ’90-ta, si dhe keqmenaxhimi gjatë periudhës së pas luftës nga menaxhmenti i mëparshëm; janë disa nga shkaqet e gjendjes së sotme të ndërmarrjes Trepça.
Si pasoj e gjithë kësaj, Trepça sot ballafaqohet me shumë probleme të natyrave të ndryshme, siç janë:
- Sqarimi i kontesteve pronësoro-juridike dhe financiare nga e kaluara;
- Integrimi i pjesës veriore të Trepçës;
- Mungesa e legjislacionit që rregullojnë fushat e kësaj veprimtarie, si Ligji i Minierave;
- Mungesa e Ligjit për Pensione të Parakohshme (zgjidhja e statusit të punëtorëve të Trepçës);
- Pajisjet minerare të vjetruara, dhe fuqia punëtore e moshuar;
- Objektet industriale të vjetruara, në përgjithësi të amortizuara dhe të vlerësuara si jo efikase për riaktivizim;
- Mungesa e njohurive të rezervave sipas standardeve të njohura ndërkombëtare;
- Presionet nga ndotjet mjedisore.
Edhe pse tani Trepça gjendet në një fazë të vështirë të zhvillimit të saj, megjithatë, rezervat e mëdha të njohura të mineraleve metalore të plumb-zinkut, paraqesin një potencial të lartë të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Kjo është një indikator i cili duhet të nxisë shoqërinë në krijimin e mundësive për shfrytëzimin e këtyre resurseve natyrore në të mirë të ekonomisë së vendit.
Duke u nisur nga tradita që ka Trepça në këtë sektor, me infrastrukturën e saj ekzistuese, shtrohet nevoja e përkrahjes së këtij potenciali, në mënyrë që kjo të jetë bazë e fuqishme e forcimit të ekonomisë kombëtare.
Përveç potencialit për zhvillim ekonomik që paraqet sektori minerar, Trepça si bartëse kryesore e saj, si rezultat i zhvillimeve negative të dekadave të fundit,bartë më vete edhe një barrë të rëndë të trashëguar nga e kaluara.
Për ta ndërprerë përkeqësimin e mëtejmë të gjendjes, shtrohet nevoja e përpilimit të një strategjie për Trepçën. Këtë strategji, do të duhej ta hartonte Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet relevante të Republikës së Kosovës, siç është: AKP, faktori ndërkombëtar dhe ndërmarrja Trepça. Elemente kyçe të kësaj strategjie do të duhej ishin realizimi i objektivave kryesorë strategjikë, si më poshtë:
- Zėvendėsimin e rregullores sė UNMIK-ut 2005/48 dhe pozicionimin e Qeveris nė rolin kryesor nė proceset vendimmarrėse (nė rolin e pronarit);
- Sigurimin e njė procesi tė besuar ndėrkombėtarisht pėr sqarimin e kontesteve pronėsoro- juridike dhe borxheve tė pretenduara nga kreditor tė ndryshėm;
- Integrimi i tė gjitha minierave dhe aseteve tė Trepēės;
- Nxjerrjen e Ligjit pėr Miniera, Ligji pėr Pensione dhe ligjet e nevojshme tė cilat mundėsojnė dhe ndihmojnė rivitalizimin e Trepēės;
- Planin pėr rimėkėmbjen e Trepēės.
Elaborim i Objektiva strategjike
Sipas rregullores sė UNMIK-ut 2005/48, AKM ka aplikuar nė Mars 2006, nė Odėn e Veēantė tė Gjykatės Supreme tė Kosovės pėr riorganizim. Me kėtė ėshtė dhėnė edhe moratoriumi mbi paditė e kreditorėve. Ekziston rreziku i kalimit tė afatit tė kėtij moratoriumi, meqenėse nuk ėshtė vazhduar me caktimin e Administratorit dhe zhvillimin e procesit tė riorganizimit. Pėr kėtė qėllim, kėrkohet nga Qeveria e Kosovės, nė afat sa mė tė shkurtėr tė merr masa pėr zėvendėsimin e kėsaj rregulloreje dhe tė pozicionohet;
Përmes Zyrës për Trepçën, kërkohet angazhimi i ekspertëve të fushave përkatëse, me ekspertizë ndërkombëtare, të cilët do të fillonin procesin e zgjidhjes së kontesteve në fjalë. Detyra e tyre do të ishte:
- Pėrcaktimi i plotė dhe i detajuar i pronės dhe aseteve tė Trepēės;
- Tė pėrcaktohet data pėrfundimtare qė kreditorėt tė bėjnė pretendimet para gjykatės;
- Tė sigurohen avokatėt dhe sfidohen me ligj pretendimet jo-valide tė kreditorėve;
Në mënyrë që procesi i ristrukturimit të mos ngec për shkak të proceduarave të ndryshme ligjore, Qeveria të jetë garantuese e borxheve eventuale;
Paralel me aktivitetet e më sipërme, dhe me përkrahje të ekspertëve ndërkombëtar, të nxirren ligjet e nevojshme që mundësojnë zhvillimin e minierave. Ligjet duhet të sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të minierave, që të jenë konkurrent në treg. Me këtë nënkuptohet, se ligjet ndër të tjera, duhet të mundësojnë lirimin e ndërmarrjes nga ngarkesat e ndryshme sociale dhe mjedisore nga e kaluara. Të mundësoj përfshirjen e sektorit privat, por edhe t’i siguroj Qeveris (shtetit), kontrollin mbi minierat;
Të zhvillohet plani për ristrukturim i cili aprovohet nga Qeveria. Ky plan, të ketë për synim:
- Shndėrrimin e Trepēės nga ndėrmarrje shtetėrore nė shoqėri aksionare, e cila mund tė hyj nė bashkė- investim me sektorin privat;
- Identifikimin, vlerėsimin dhe zhvillimin e biznesit bazė (biznesi thelbėsor) tė Trepēės , siē janė: minierat, resurset minerale dhe pėrpunimi i tyre;
- Identifikimin dhe vlerėsimin e aseteve tjera dhe pėrgatitjen e konceptit pėr shfrytėzim alternativ tė tyre;
- Tė ndahen shėrbimet pėrkrahėse, duke themeluar kompani tė veēanta sipas karakteristikave tė tyre;
Duke qenė se dėmet mjedisore nga e kaluara janė shumė tė mėdha, ato e mbingarkojnė procesin e zhvillimit tė minierave tė Trepēės. Prandaj, Qeveria e Republikės sė Kosovės, me ndihmėn e donatorėve duhet tė marrė pėrsipėr sanimin dhe rehabilitimin e tyre. Pėr arritjen e standardeve mjedisore evropiane, kėrkohet patjetėr edhe ndihma e komunitetit evropian.